Prezantuesja kosovare i zbulon barkun e rrubullakosur Adelina Tahirit

Ka kaluar vetëm pak kohë nga dita kur ajo bëri publike shtatzëninë e saj! Përmes një postimi në instagram, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, deklaroi për të parën herë se është në pritjen e ëmbël të fëmijës së parë, duke zbuluar edhe gjininë. Ajo do të jetë mama e një djali, gjë të cilën e la të kuptohej përmes tullumbacëve blu në foto, ndërsa më herët i vëllai i saj përmes llogarisë në instagram, zbuloi disa veshje për bebe në nuancë blu, shkruan Class.

Deri më sot, pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë, këngëtarja simpatike nuk ishte shfaqur hapur përmes fotove ku i duket barku i rrumbullakosur. Këtë hap, ndofta edhe krejt rastësisht e ka hedhur, mikesha e saj, prezantuesja kosovare Blerona Zeqiri, e cila përmes instastory-t ka shfaqur një foto të Adelinës, ku duket qartë barku i rrumbullakosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button