Turqia reagon kundër djegies së flamurit të saj në Greqi

Turqia ka dënuar ashpër djegien e flamurit turk gjatë një proteste të mbajtur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet: “Dënojmë djegien e flamurit tonë gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi”.

“Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë”, thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button