Zaev: Nuk ka barazi gjinore derisa gratë përjetojnë dhunë

 Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot mori pjesë në ngjarjen me titull “Pas ratifikimit: Çka është e radhës pas Konventës së Stambollit”, në organizim të Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, me ç’rast theksoi se nuk ka barazi gjinore dhe mundësi të barabarta derisa gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, pëcolli urime dhe shprehu respekt ndaj të gjithë aktivistëve të cilët palodhshëm punojnë dhe angazhohen për barazi gjinore. Ai tha se përkushtimi shumëvjeçar dhe beteja e aktivisteve rezultoi me ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe luftën kundër dhunës.

“Ju siguroj se si kryetar i Qeverisë fuqishëm qëndroj afër Jush dhe me Ju, sepse me të vërtetë nuk ka barazi gjinore dhe mundësi të barabarta derisa gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë. Në këtë drejtim insistoj dhe bëj thirrje për qasje të koordinuar dhe të sinqertë të të gjitha institucioneve dhe të gjitha ministrive në përballjen me dhunën gjinore dhe në miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore në pajtim me zotimet e Konventës”, tha Zaev.

Ai informoi se tashmë është formuar Organi koordinues nacional kundër dhunës familjare që duhet të rritet dhe transformohet në Organ koordinues nacional i bazuar në dhunën gjinore.

“Me qëllim të përforcimit të qasjes së përbashkët ndaj çështjeve gjinore me vendim të Qeverisë formuam grupin këshillues-konsultativ brenda resorësh për mundësi të barbarta të grave dhe burrave”, shtoi Zaev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska informoi për aktivitetet e parapara që kanë të bëjnë me atë që duhet bërë që kur Republika e Maqedonisë ratifikoi Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës familjare.

Ajo u përqendrua në rëndësinë e lëvizjes globale “Tani tregoj”, për të cilën tha se gratë zëshëm treguan për dhunën që pësuan gjatë jetës së tyre.

“Guximi i grave ka qenë dhe është fuqia shtytëse për progresin e shoqërisë, gjithmonë dhe gjithkund. Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave fundamentale të njeriut por edhe fundament për prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të shtetit tonë dhe të gjitha shteteve në botë”, tha Carovska.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe tha se në katedrën për mjekësi familjare të Fakulttetit të Mjekësisë në Shkup nga viti i kaluar janë trajnuar 60 punonjës shëndetësorë dhe se në periudhën e ardhshme punonjësit shëndetësorë do të fitojnë edhe trajnime të specializuara në temën e dhunës mbi gratë dhe menaxhmentin klinik të përdhunimit.

“Ministria e Shëndetësisë si një nga faktorët kyç në këtë sferë përgatit protokoll për sigurimin e trajtimit gjithëpërfshirës dhe kujdesit gjatë dhunës seksuale. Në të njëjtën kohë dëshiroj të potencoj se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNDP-në dhe UNGB-në në mënyrë intensive punon në vendosjen e tre qendrave për orientimin e viktimave nga dhuna seksuale në pajtim me Konventën e Stambollit”, tha ministri Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button