fbpx

Regjimi Asadit pavarësisht vendimit të KS-OKB-së ka vrarë 329 civilë

 Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bën të ditur se në 10 ditët pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Gutën Lindore janë vrarë 329 civilë, përfshirë 57 fëmijë dhe 29 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e SNHR-së thuhet se pas vendimit të 24 shkurtit për armëpushim 1 mujor, regjimi dhe Rusia kanë intensifikuar edhe më shumë sulmet e tyre.

“Rusia e ka shikuar vendimin për armëpushim në kuadër të interesave të veta, duke e bërë të vlefshëm atë për çdo ditë në orët 09.00-14.00 sipas orës lokale”, thuhet në raport.

Në raportin e SNHR-së theksohet se në 10 ditët pas vendimit të KS-OKB-së për armëpushim në Gutën Lindore janë vrarë gjithsej 329 civilë, përfshirë 57 fëmijë dhe 29 gra, si dhe janë goditur 7 godina shëndetësore dhe arsimore.

Në pjesën e rekomandimeve të raportit nga aktorët ndërkombëtarë u kërkua që duke iu bërë presion Rusisë të ofrohet mundësia e dërgimit të ndihmave humanitare, evakuimit të plagosurve dhe personave me sëmundje të rëndë, si dhe të hyrjes së të paktën 2 mijë e 400 protezave në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button