Arrihet marrëveshja, mielli serb do të vazhdojë të eksportohet në Maqedoni

Serbia do të vazhdojë me eksportimin e miellit në Maqedoni pasi që sot ministri i Bujqësisë së Maqedonisë, Lupço Nikollovski dhe ai i Tregtisë së Serbisë, Rasim Laiq arritën marrëveshje me të cilën do ta tejkalojnë problemin që e patën javën e kaluar ku mullixhinjtë serb kërkuan që Serbia të vendos masa reciproke për shkak Rregullores së re të Maqedonisë për eksportimin e miellit, që sipas tyre e vështirëson eksportimin e miellit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Ministri Nikollovski dhe Laiq nënshkruan marrëveshje. Rregullorja e Maqedonisë për importim të miellit, sipas marrëveshjes do të ndërrohet prej sot.

Nikollovski dhe Laiq pas takimi theksuan se të dy palët kanë bërë lëshime që të vihet deri te zgjidhja e problemit, ndërsa mielli vetëm i ka hapur çështjet e barrierave që duhet të largohen që të avancohet tregtia mes vendeve.

“Ky është fillimi i zgjidhjes shumëvjeçare i të gjitha problemeve mes të dy qeverive në pjesën e Bujqësisë dhe Tregtisë”, deklaroi Nikollovski pas mbledhjes në Shkup.

Përgjegjësinë për problemin me miellin, Nikollovski e hodhi te, siç tha, jofunkionimi i institucioneve maqedonase në 11 vitet e kaluara.

Laiq tha se janë nënshkruar 10 marrëveshje në lidhje me marrëdhëniet tregtare mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe është formuar Komitet për zgjidhjen e barrierave jashtë doganore.

Ai paralajmëroi se seanca e parë e këtij Komiteti do të mbahet me 14 mars ku do të kërkohet zgjidhje afatgjate për largimin e barrierave jashtë doganore dhe rritjen e këmimit trektar mes vendeve.

Ministri serb nga Shkupi tha se ka përgatitje politike për largimin me qëllim që këmbimi tregtar të ritë nga 760 milionë euro, në miliarda euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button