fbpx

Skandal: deputeti Artan Grubi vendos persona të pakualifikuar për të ndarë çmime për gazetari

Më 1 mars në Kuvendin e Maqedonisë është vendosur se pjesë e këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” për sferën e gazetarisë në vend të Bujar Plloshtanit të jetë pronari i portalit “Tetova sot”, Rami Mislimi i cili njëkohësisht edhe merr pagë si i punësuar në Komunën e Tetovës që kur kryetar i saj ishte Sadi Bexheti, njofton Portalb.mk.

Vendosja e Rami Mislimit si anëtar i Këshillit erdhi me propozim të deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi. Mislimi nuk ishte propozim i Ministrisë së Kulturës dhe sipas procedurës deputetët kanë të drejtë të largojnë propozuesit e Ministrisë dhe në vend të tyre të vendosin emra të tjerë.

“Unë nuk e njoh Bujar Plloshtanin, kurrë nuk ia kam dëgjuar emrin”, tha Artan Grubi gjatë propozimit që të largohet Bujar Plloshtani nga lista e të propozuarve të Ministrisë dhe në vend të tij të vihet Rami Mislimi. Portalb kontakoi deputetin Grubi për të marrë sqarim se në bazë të cilit kriter ka propozuar që Rami Mislimi të jetë pjesë e Këshillit, i njëjti ishte i pakapshëm.

Rami Mislimi për portalin “Almakos” ka mohuar të komentoj se pse ai u propozua nga Artan Grubi duke shmangur edhe atë se nëse emërimin e tij ka konflikt interesi.

Propozimi i Artan Grubit u miratua në Kuvend me vetëm një votë kundër, të deputetit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – Muhamed Zekiri.

Unë votova kundër sepse jam kundër që ai të jetë anëtar i këshillit. Mendoj se ka shumë gazetar të tjerë që do të duhej të ishin në atë Këshill”, tha për Portalb.mk, Muhamed Zekiri.

Më poshtë mund të shihni edhe të propozuarit e Ministrisë së Kulturës.

Nga Minisria e Kulturës sqaruan se nuk mund të ndërhyjnë në punën e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit.

“Ne i propozojmë emrat në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime ku edhe duhet të votohen të njëjtët. Përzgjedhja e Mislimit është me propozim të anëtarëve të komisionit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë në përzgjedhjet personale të askujt”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Sipas rregullores, përzgjedhja e bordit të ri ka ardhur pasi që i ka skaduar afati përbërjes së kaluar të këshillit- si pasojë e së cilës nuk u nda edhe çmimi “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” për vitin 2017. Këshilli për ndarjen e çmimit “Mito Hashi Vasilev Jasmin” mban rreth tre seanca në vjet dhe përzgjidhet çdo 2 vjet. Procedurës së njëjtë të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit do të duhet t’i kalojë edhe çmimi “11 Tetori” dhe “Nënë Tereza”.

Kronologjikisht, çmimi Mito Hashi Vasilev Jasmin për shqiptarët në sferën e gazetarisë i ka takuar vetëm dy gazetarëve, më vitin 2008 çmimin e mori Kadrije Zejnullahu e kurse më vitin 2014, Mirela Saiti.

Çmimi Mito Haxhi Vasilev Jasmin jepet edhe për sferën e publicistikës ku deri më vitin 2016 kanë arritur ta marrin vetëm tre shqiptarë. Më vitin 2009 atë e mori Mahi Nesimi, më vitin 2013 – Blerim Iseni dhe më vitin 2016 – Alush Kamberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button