Kuvendi i Maqedonisë do të ketë dhomë të grave

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të hapet dhomë e grave sipas shembullit të Kuvendit suedez, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të Klubit të deputetëve në Kuvend tha se do të fillojë me realizimin e projektit për ruajtjen  dhe promovimin e kontributit të deputetëve gra dhe bartës të funksioneve në Kuvend dhe trupave punues.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, e cila si ish-deputete është njëra nga themelueset e Klubit, tha se duhet të punohet edhe më shumë në avancimin e të drejtave të grave.

“Neve nuk na duhen parfume dhe dhurata për 8 Mars, por kontribut dhe përkrahje”, tha Ivanova.

Në ngjarje marrin pjesë edhe deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE-së, sektori civil, kori diplomatik etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button