Komuna e Gostivarit fton që të paraqiten dëmet nga vërshimet e fundit

Njoftohen qytetarët e Gostivarit, se Komuna e Gostivarit ka formuar Komision për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në përputhje me dispozitat ekzistuese ligjore, transmeton Portalb.mk.

Në përputhje edhe me konkluzionet e dala nga seanca e 6-të e Komitetit drejtues për koordinim dhe administrim në sistemin për menaxhim me kriza në nivel qendror, të mbajtur më 05.03.2018.

“Fton të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet e fundit, ato t’i raportojnë në Qendrën për shërbime komunale të Komunës së Gostivarit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

 Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, do të del në vendngjarje dhe konform dispozitave ligjore do të përcaktohet   lartësia e zhdëmtimit.          

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button