Ministria e Ekonomisë: prej sot nis aplikimi për të fituar rreth 1 milion denarë

Ministria e Ekonomisë informon se prej sot fillon aplikimi për masën e programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrje për vitin 2018, për masën e “Klasteret për biznes inovativ dhe biznese të orientuara ndërkombëtare”. Thirrja publike tashmë është shpallur dhe subjekti i saj është dhënia e përkrahjes financiare nga Ministria e Ekonomisë për financimin e shoqatës së klatsereve, për të cilën masë është siguruar buxhet prej 5.000.000 denarëve, njofton Portalb.mk.

Për aktivitetet e kësaj mase, do të mbulon 75 për qind të shpenzimeve, por jo më shumë se 1,000,000 denarë, individualisht për çdo aplikant, ndërsa shoqatat e klastereve mund të dorëzojnë vetëm një aplikim nga aktivitetet e përmendura më poshtë.

“Në thirrjen publike mund të aplikojnë të gjitha shoqatat e regjistruara të klastereve (odat ekonomike, organizatat e punëdhënësve, OJQ-të dhe fondacione të organizuara nga parimi i klasteringut), dhe do të financohen projektet e shoqatave të klasterëve që mbulojnë aktivitete që lidhen me përgatitjen e projekteve që synojnë: zhvillimin e shërbimeve të përbashkëta të klastereve, blerjen e pajisjeve të veçanta që do të përdoren nga anëtarët e klatsreve, bashkëpunimin e klastreve me universitetet, zhvillimin e produkteve të brenduara brenda klastereve (origjina gjeografike), përgatitjen ose zbatimin e projekteve të përbashkëta të reja që kanë të bëjnë me zhvillimin e produkteve të reja ose të përmirësuara, proceseve ose shërbimeve, zhvillimin e grupimeve dhe anëtarëve të tyre nëpërmjet organizimit të kurseve të specializuara të trajnimit, punëtorive, seminareve për të inkurajuar shkëmbimin e njohuritë, si dhe aktivitete promovuese për klasteret (paraqitja e përbashkët në panaire)”, njoftojnë nga ME-ja.

Për kushtet e aplikimit, mënyrën e aplikimit, kriteret si dhe formularët që duhet plotësuar, mund ti gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë: www.economy.gov.mk dhe në faqen www.konkurentnost.mk, ndërsa aplikacionet për dhënien e fondeve duhet ti dorëzoni deri më 18.04.2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button