Osmani: Brukseli duhet të mirëinformohet për Planin 3-6-9, nuk dëshiron alibi

Megjithëse zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerësoi se Maqedonia është duke shkuar në drejtimin e duhur, si vija të kuqe të Planit 3-6-9 mbeten mosmiratimi i ligjit të gjuhëve dhe shërbimeve sekrete si dhe reformat në gjyqësor. Osmani potencoi se BE nuk dëshiron alibi, por realizim të reformave, njofton Portalb.mk.

“Implementimi i reformave nga Plani 3-6-9 paraqet matës kryesor me të cilin edhe administrata në Bruksel, si dhe vendet anëtare të BE-së ndërtojnë besim dhe mbështetje për Republikën e Maqedonisë dhe aspiratat tona euro-atlantike. Pikërisht për këtë arsye është me interes për ne që ata të jenë të mirëinformuar drejtpërdrejtë dhe me precizitet për rrjedhën e implementimit të Planit”, tha Osmani.

Osmani rikujtoi se Republikës së Maqedonisë i ka mbetur diç më shumë se një muaj nga publikimi i Raportit të Komisionit Evropian, duke shtuar se pret që raporti të jetë më i miri deri më tani, i cili do të jetë i pastër, i pakushtëzuar, për anëtarësim.

Osmani këtë e konsideron që do të jetë një vërtetim që Maqedonia përsëri rikthehet në rrugën evropiane që po ashtu hap edhe shansin për përfshirje në dinamikën e Strategjisë 20-25.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi para se ai së bashku me ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliji dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski të mbajnë prezantimin e përbashkët të statusit të implementimit të Planit 3-6-9 para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Societas Civilis: Gjysma e aktiviteteve të planit 3-6-9 plotësisht është zbatuar në tremujorin e dytë

Bujar Osmani është i kënaqur nga realizimi i masave nga Plani 3-6-9

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button