fbpx

Mahrez tërhiqet nga futbolli në moshën 27-vjeçare?!

Ishte një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës, por edhe në atë të janarit, por në një postim të fundit në profilin e tij në “Facebook”, ylli i Leicester deklaron tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare, ndërsa postimi lë shumë vend për dyshime. “Pas konsultimeve të fundit me shumë mjekë, unë kam vendosur që të qëndroj larg futbollit. Teksa kohës time si futbollist po i vjen fundi, do të doja t’i them disa fjalë. Unë dua të falënderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që kanë treguar në këtë qytet fantastik. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkroi Mahrez, transmeton TCH.

Ndërkohë, pak më herët, në “Twitter”, lojtari shpërndau një video të golit të tij ndaj Bournemouthit dhe bashkëngjitur shkroi: “kurrë mos u dorëzo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button