Në vend se të festojnë, në Ferizaj gratë marshojnë për të kundërshtuar papunësinë

Nesër, më 8 mars, në ora 12:00, për nderë të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në sheshin e qytetit të Ferizajit – Kosovë, kolektivi i grave “Marshojmë, s’festojmë në Ferizaj” do të nisin marshimin për të kundërshtuar papunësinë dhe varfërinë e grave, njofton Portalb.mk.

“Ndonëse Ferizaji konsiderohet si vatër e rezistencës së grave, duke njohur kontributin e ish të burgosurave politike, duke kujtuar dhe përulur para kontributit të Grave të Balajve, kjo është hera e parë që në Ferizaj organizohet një marsh i tillë, nën mesazhin: ne protestojmë dhe nuk Festojmë”, thuhet në njoftimin e organizatoreve të marshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button