Për 8 Mars: meshkujt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore!

Statistikat tregojnë se femrat janë vozitëset më të vëmendshme krahasuar me meshkujt. Madje sipas hulumtimit të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në lidhje me 8 Marsin, Ditën e Gruas, meshkujt janë vozitësit që më së shumit pësojnë aksidente rrugore dhe më së shumti i nxisin ata, njofton Portalb.mk.

“Më shumë se 77 për qind të rasteve fatale në komunikacionin rrugor shkaktohen nga meshkujt, rreth 72% e viktimave të komunikacionit rrugor janë persona të gjinisë mashkullore, kurse sipas të dhënave të ndërmarrjeve ndërkombëtare të sigurimit, rreth 80 për qind nga gjashtë aksidentet rrugore janë bërë nga meshkujt”, thuhet në hulumtimin e KRSKRR.

Hulumtimi tregon gjithashtu se meshkujt janë vozitësit të cilët më së shumti shkelin rregullat e komunikacionit nëse kjo krahasohet me ngasësit e veturave që janë të gjinisë femërore.

Thuhet gjithashtu se meshkujt gjatë vozitjes janë më agresiv dhe më të padurueshëm, derisa femrat janë më të qeta dhe më të sigurta.

Siç thuhet më tej në raportin e hulumtimit, arsyeja se pse meshkujt janë më të pavëmendshëm në komunikacion ka të bëjë me atë se ata kanë më shumë vetëbesim – gjë e cila rezulton shpesh herë edhe me rrezik me pasoja jetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button