Skandali me Antikorrupsionin, arrin në pesë numri i anëtarëve të dorëhequr

Anëtari Sejdi Halili i cili dje paralajmëroi se do të japë dorëheqje sot të njëjtën e ka deponuar te shërbimi i Komisionit Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit. Por, krahas Halilit, siç mëson Portalb.mk dorëheqje kanë deponuar edhe anëtarja tjetër shqiptare Farie Aliu dhe Zhaklina Damçevska.

LEXO: Skandali me Antikorrupsionin: Dorëhiqet edhe anëtari shqiptar, Sejdi Halili
LEXO: A do të jepni dorëheqje? Përgjigjet anëtarja shqiptare e Antikorrupsionit, Farie Aliu

Ndryshe, deri më sot bëhen pesë dorëheqje të deponuara. Paraprakisht, dorëheqje kanë dhënë kryetari Igor Tanturovski dhe ish kryetari i Antikorrupsionit dhe anëtari aktual, Goran Milenkov.

Dorëheqjet vijnë një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button