Brenda tre ditëve gjendet kufoma e tretë në lumin Vardar

Një kufomë njeriu në fazë të shpërbërjes është gjetur dje rreth orës 13 afër fshatit Moranë të Shkupit.

Kufoma gjendej në lum, ndërsa u vërejt prej banorëve të fshatit, të cilët menjëherë lajmëruan policinë.

Në vend të ngjarjes mbërriti edhe gjykatësi hetues i cili urdhëroi që kufoma të dërgohet në Institutin për mjekësi gjyqësore për obduksion.

Nga policia thonë se trupi i pajetë ishte aq i prishur saqë ishte vështirë të dallohet nëse është mashkull ose femër. Brenda tre dite, në lumin Vardar janë gjetur tre kufoma njerëzish, të gjithë në atarin e Shkupit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button