Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të gjata të diellit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës  në viset malore perëndimore do të ketë shi të dobët të përkohshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër  deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare përkohësisht të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.

Të enjten do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në viset malore reshje të dëborës.  Do të fryjë erë veriperëndimore. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit me temperatura dukshëm më të larta  të ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button