Java e Mësuesit, Komuna e Çairit ndau mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Në kuadër të Javës së Mësuesit që realizohet nga Komuna e Çairit, sot kryetari i kësaj komune Visar Ganiu ndau mirënjohje për mësimdhënësit në shkollat fillore që gravitojnë në komunën e Çairit. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Ganiu lartësoi punën fisnike të mësimdhënësve duke mos harruar të përmend edhe personalitetet që dhanë kontributin e tyre por që nuk janë më në mesin tonë, përcjell Portalb.mk.

“Nder dhe kënaqësi të përkujtosh 131 vjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe në Korçë në prani të shumë veteranëve dhe veprimtarëve të arsimit në Komunën e Çairit. Vendosëm që ti mbledhim në një vend misionarët e arsimit për të nderuar punën e tyre në prag të festës dhe për të dhënë porosinë e qartë për trajtimin që duhet të ketë personaliteti i mësuesit. Nuk harruam edhe kontributin e tre albanologëve: Hamza Reka, Xhevat Gega dhe Remzi Nesimi duke kujtuar veprimtarinë e tyre të pasur arsimore dhe duke i nderuar me nga një mirënjohje post-mortum për kontributin e tyre shumëvjeçar. Ata nuk ndodhen më në mesin tonë, por vepra e tyre për lartësimin e arsimit kombëtar jeton dhe do të jetojë përjetë. Poashtu, u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për 13 mësimdhënës të dalluar nga shkollat dhe kopshtet e Komunës së Çairit. Manifestimet e këtilla të freskojnë memorien dhe të bëjnë të ndjesh mbi supe përgjegjësinë individuale të kontributit për lartësimin e mëtutjeshëm të kulturës dhe gjuhës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

7 Marsi, nga sot Komuna e Çairit ka nisur Javën e Mësuesit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button