Kapet kokainë, DEA amerikane arrin në portin e Durrësit

Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndron e parkuar pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohet qartë i stampuar edhe flamuri amerikan. Sipas burimeve konfidenciale, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave, raporton TCH.

Ndërkohë, kalimi i çdo kamioni dhe kontenieri në skaner dhe jo me përzgjedhje ka shkaktuar rradhë të gjata në port. Qindra konteniere të tjerë, qëndrojnë në kalatë, në pritje për tu kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur. Sipas kompanisë “Panjiva” me seli në Nju Jork e cila analizon të dhënat e tregtisë globale, firma “Arbri Garden ” që kishte porositur kontenierin ku u gjetën 613 kg kokainë, ka marrë në dorëzim në total 97 dërgesa të tjera nga Amerika Latine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button