Qeveria ndërroi mendje: nuk do ta shesim “Mercedesin” e Gruevskit

Edhe pse u hap procedurë për shitjen e “Mercedes-Benz C 600”, që në opinion njihet si “Mercedesi i Gruevskit”, Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme qeveritare ka sjellë vendim që të njëjtin të mos e shesë, pasi që siç sqarohen nga atje, ai është dokument material për dëshmi në procedurë gjyqësore, raporton Portalb.mk.

“Kemi sjellë vendim për ndërprerje të procedurës së shitjes së “Mercedesit”, me qëllim që të sigurohemi se askush nuk do ta shfrytëzojë këtë ofertë që t’i ikë përgjegjësisë gjyqësore ku kjo veturë është dokument material për dëshmi”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski pas seancës qeveritare të 57-të.

Përndryshe, çmimi fillestar i “Mercedes-Benz C 600” ishte 14.372.208 denarë dhe është përcaktuar në bazë të vlerësimit të bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Byrosë së Ekpertizave Gjyqësore.

Në fillim nga Qeveria e Maqedonisë thanë se “Mercedesi” do të përdoret për raste të veçanta, bartjen e figurave të rëndësishme, siç është rasti i ndërkombëtarëve. Më pas nga atje vendosen që “Mercedesi” të shitet dhe paratë të përdoren për blerjen e automjeteve të ambulancësProcedura për shitjen e Mercedesit filloi në mesin e muajit dhjetor të 2017-s.

“Mercedesi” u bë i njohur në publik që kur Prokuroria Speciale Publike hapi rastin “Tanku”,  i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki. Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tanku”.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button