fbpx

Në Klinikën për Pomologji për një minutë do të mënjanohen tumoret nga trakti i frymëmarrjes

Të gjitha llojet e tumoreve, polipeve, të cilat rriten në vetë traktin e frymëmarrjes dhe bëjnë obstruksion me ndihmën e krio sondës përmes ngrirjes dhe futjes së bronkoskopit brenda në rrugët e frymëmarrjes do të mundet në Klinikën e pulmologjisë të mënjanohen pa u bërë hapje kirurgjikale me operacion klasik dhe pa hemorragji. Gjithë intervenimi zgjat rreth një minutë, transmeton MIA. 

Bëhet fjalë për metodë të re, të cilën e mundësojnë aparatet krio sonda në të cilat mjekët e Klinikës për pulmologji trajnohen në seminare nga ana e përfaqësuesve të Qendrës hulumtuese Erbe – elektromjekësi, të cilët theksuan se kjo teknologji në bronkokopi është standarde në Evropë.

Me rastin e promovimit të zbatimit të teknologjive Erbe në bronkoskopinë e Klinikës është formuar qendra e parë referente për bronkoskopi intervente. Në prezantimin e sotëm të aparateve, drejtori i Klinikës, Dejan Dokiq tha se me siguri nga muaji i ardhshëm do të fillojë zbatim të kësaj procedure në Klinikë.

Qendrat më të afërta, të cilat aplikojnë teknologji të këtilla ka në Athinë, Sofje, Beograd, ndërsa në këtë rajon nuk ka qendër në të cilin mund të kryhen procedura bronkoskope intervente.

Dokiq theksoi se të ftuarit nga Gjermania në seminarin e sotëm do t’i trajnojnë kuadrot tona, të cilët tashmë kanë qenë në edukim në Detroit dhe në Hamburg. Kjo, theksoi është edukimi i fundit para se të fillojnë pavarësisht të punojnë në aparatet të cilat i kemi për herë të parë, e ato janë krio sondat.

Нови апарати на Пулмологија

“Kemi edhe aparat tjetër, i cili është argon plazma koagullim, i cili e ndalon hemorragjinë pas intervenimeve të këtilla dhe është metodë e sigurt. Do të thotë tumori nxirret pa u prerë kraharori dhe ndërpritet hemorragjia. Intervenimi është pa pasoja për pacientin dhe kursehet jo vetëm në raport me rikuperimin e pacientit, por edhe mjete financiare. Një operacion kirurgjik i kushton shumë më tepër shoqërisë sesa një intervenim i këtillë”, theksoi Dokiq. Aparatet do të mbeten pas seminarit dhe më tej do të duhet të negociohet për çmimet që do të jenë të kapshme për Fondin për sigurim shëndetësor.

Ai tha se presin që të kenë më shumë se 50 deri në 100 pacientë në vit edhe nga rajoni.

Shtefan Habistrejtinger nga Qendra hulumtuese Erbe – elektromjekësi tha se qëllimi i tyre është që të ketë qendër referente edhe në Shkup dhe me këtë tip të krio biopsisë ka numër të madh të rezultateve pozitive dhe përqindje shumë të madhe konfirmohet diagnostika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button