fbpx

Sulmet kimike në Siri, SHBA shqyrton mundësinë e sulmit ndaj regjimit

 Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, Daniel Coats, tha se administrata amerikane është duke shqyrtuar për të zhvilluar një sulm të ngjashëm si ai i vitit të kaluar kundër sulmeve kimike të regjimit të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Coats, në seancën e emërtuar kërcënimet globale të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit iu përgjigj pyetjeve të senatorëve.

Coats në lidhje me pyetjen e një senatori se vallë do të vlerësohet përdorimi i gazit klorin të regjimit të Asadit gati çdo ditë në Siri, si armë e shkatërrimit në masë, iu përgjigj duke thënë:

“Edhe këtë e vlerësojm si armë e shkatërrimit në masë. Atje përdoret gazi klorin se ai sarin. Sulmet e fundit gjithashtu i vlerësojmë. Ende nuk kemi informacione lidhur me këtë. Palët i akuzojnë njëri tjetrin. Ende skemi përfunduar vlerësimin por jemi shumë të shqetësuar nga çështja. E keni parë reagimin e presidentit për sulmin e vitit të kaluar. Kjo tani në këtë moment derisa ne jemi duke folur është duke u biseduar por e përsëris se kjo duhet të shqyrtohet në një sesion të mbyllur”.

Presidenti amerikan Donald Trump vitin e kaluar kishte vendosur që të sulmohet baza ajrore Shayrat në Siri e përdorur gjatë një sulmi kimik ndaj Han Shejhun të Idlibit. Nga raketat e shkrepura nga anijet amerikane të vendosura në Detin Mesdhe ishin goditur 59 pika në këtë bazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button