fbpx

Rusi 2018, nis numërimi mbrapsht i 100 ditëve të fundit

Nga ky moment, 100 ditët që pasojnë do të përfaqësojnë numërimin mbrapsht dhe emocionet e miliona tifozëve drejt fillimit të Botërorit të futbollit në Rusi, këtë verë, transmeton Top Channel. 

Për të shenjuar këtë datë të rëndësishme, FIFA ka prezantuar një kolazh të veçantë me emra që kanë shkruar historinë e sportit më popullor në planet. Mes tyre nuk mungojnë me xhonglime të veçanta dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, apo presidenti rus Vladimir Putin.

FIFA ka prezantuar vazhdimisht buletine të ndryshme informuese, por ka ende dilema sesi do të prezantohet shteti më i madh në botë në “provën e zjarrit” para të tjerëve.

Organizatorët kanë premtuar transportin më të lehtë ndonjëherë, me bileta falas për 728 trena lidhës mes qyteteve që do të presin ndeshjet, sidomos në aksin Moskë-Shën Pjetërburg.

Stadiumet duket se janë gati, edhe pse do të duhet një “check up” përfundimtar në impiante provinciale, si ai në Volgograd, Ekaterinburg, Nizhny Novgorod, apo në Samarà.

Stadiumi i finales e njëkohësisht krenari e rusëve, “Luzhniki” priti një ndeshje të kombëtares me Argjentinën, por këtu pati më shumë se dy orë radhë në stacione pas përfundimit të sfidës. Gjithashtu ka shqetësime të mëdha edhe për grupimet e huliganëve. Dhuna e fundit në Bilbao, mes mbështetësve të Spartakut të Moskës dhe huliganëve lokalë, e riktheu në vëmendje kaosin që prodhojnë rusët.

Por, organizatorët kanë premtuar masa si asnjëherë tjetër nga toka dhe ajri, për një Botëror të sigurtë, që FIFA pret se do të zbulohet si më i bukuri në histori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button