Marrin fund 20 vite martesë! Aktori shqiptar ndahet nga gruaja

Pas thuajse 20 vitesh bashkë, aktori i njohur Jim Belushi dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Sloan, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre. Sipas UsMagazine, ka qenë Jennifer ajo e cila ka paraqitur kërkesën për divorc ditën e djeshme, datë e cila përkoi edhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta të babait të aktorit, përcjell Bordo.al. 

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që i ka çuar ata drejt divorcit, ndërsa ende asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë rreth këtij lajmi. Jim dhe Jennifer u martuan së bashku më 2 maj të vitit 1998, ndërsa kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Ky është divorci i tretë i Belushit. Ai ka qenë i martuar më parë me Sandra Davenport nga viti 1980 deri më 1988, me të cilën ka edhe një djalë dhe me Marjorie Bransfield nga 1990 deri më 1992.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button