Osmani do t’i koordinojë nismat nga Strategjia për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Osmani, Bujar Osmani për koordinator të gjashtë Iniciativave Bartëse të Strategjisë së re të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, transmeton MIA.

“Edhe pse Strategjia akoma është në fazë të shqyrtimit nga trupat e Këshillit dhe vendet anëtare të BE-së, Qeveria vlerësoi se është e rëndësishme që aktivitetet përgatitore për implementim të aktiviteteve të parapara në iniciativat bartëse, të fillojnë në kohë”, informoi Sekretariati për çështje evropiane.

Qeveria, gjithashtu përcaktoi edhe koordinator sektorial për të gjashtë iniciativat: ministri i Drejtësisë Bilen Salii, si koordinator të iniciativës për përforcim të sundimit të së drejtës; zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministër për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, si koordinator i iniciativës për kyçje të përforcuar në siguri dhe migracion; ministri për Ekonomi, Kreshnik Bekteshi, si koordinator i iniciativës për përforcim të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik; zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, si koordinator i iniciativës për rritje të lidhshmërisë në transport dhe energjetikë, në rajon dhe në kuadër të BE-së.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, si koordinator i iniciativës për agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si koordinator i iniciativës për mbështetje të pajtimit dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

SÇE njoftoi se Qeveria e ka obliguar zëvendëskryeministrin Osmani, që deri në fund të marsit të këtij viti, ta realizojë takimin e parë konstituiv, në të cilin do të definohet përbërja e ekspertëve të grupeve Bartëse, gama e tyre, mënyra e punës, si dhe informimi i ndërsjellë.

“Në punën e grupeve sektoriale, në drejtim të gjithpërfshirjes do të përcaktohet edhe pjesëmarrja përkatëse e përfaqësuesve të palëve vepruese të interesuara shoqërore, duke përfshirë edhe sektorin civil”, thekson SÇE.

Më gjashtë shkurt të këtij viti, Komisioni Evropian e miratoi Strategjinë e re për perspektivë kredibile për zgjerim dhe angazhim të përforcuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në të cilën BE në mënyrë të konsiderueshme do ta përforcojë mbështetjen e saj, për procesin e transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, në kuadër të Strategjisë, Komisioni parashikoi edhe Plan Aksional për mbështetje të Komisionit Evropian në transformimin e Ballkanit Perëndimor, si Aneks në të cilin janë të përfshira 6 iniciativat prirëse të kahëzuara drejtë fushave konkrete, me interes për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button