SHGM-Xholev: Gjykatësit të përdorin praktikën e Gjykatës Evropiane, kur sjellin vendime për lëndë kundër gazetarëve

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot u takuan me kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev. Gjatë takimit u bisedua për përmirësimin e kushteve të gazetarëve që raportojnë nga seancat gjyqësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, e përkrahi praktikën e re të Xholevit në lidhje me transparencën e institucionit.

“Ne iu sugjeruam institucioneve të mbajnë brifingje të rregullta me gazetarët, sepse në këtë mënyrë rritet transparenca e institucionit dhe zvogëlohet mundësia për publikimin e lajmeve të pakontrolluara”, theksoi Selmani.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procese gjyqësore konkrete që janë duke u zhvilluar kundër gazetarëve. Selmani kërkoi nga gjykatësit të përdorin praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur sjellin vendime për lëndë kundër gazetarëve.

Të dyja palët shprehën gatishmëri të organizojnë aktivitete dhe trajnime të përbashkëta, të cilët kanë për qëllim të lehtësohet qasja e gazetarëve në gjyq dhe të përmirësohet cilësia e raportimit.

Xholev tha se Gjyqi është i hapur për bashkëpunim me SHGM-në me qëllim që të rritet transparenca dhe të përmirësohet qasja e gazetarëve në gjyq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button