Tifozët e PSG-së tentojnë t’ua prishin gjumin lojtarëve të Realit: Shkaktojnë kaos para hotelit, ndërhyn polica (VIDEO)

Që kur Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu, një nga temat më të përfolura në media është se a do të arriji klubi francez ta kthejë rezultatin në ndeshjen e dytë dhe kështu të kualifikohet në çerekfinale.

Që kjo të ndodh tifozët e PSG-së janë duke e bërë të pamundurën.

Përveç deklaratave, koreografive në ndeshjet e fundit, ata në orët e para të së martës, rreth 01:30 kanë tentuar të zgjojnë lojtarët e Realit nga gjumi, transmeton Telegrafi.

Një grup i tyre janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë Los Blancos dhe me fishekzjarre kanë tentuar të bëjnë zhurmën e mjaftueshme që lojtarët të zgjohen.

Kjo është bërë për t’ia prishur rehatinë dhe që të jenë sa më të rraskapitur për ndeshjen e së martës mbrëma.

Cristiano Ronaldo pritet të jetë ylli edhe i ndeshjes së dytë, kurse Neymarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të lutet për një sukses të mundshëm (Foto: Getty Images)

Pas kaosit që ata arritën ta bëjnë ka intervenuar policia lokale, që me sirenat e tyre të zhurmshme vetëm se i kanë bërë një tjetër favor tifozëve të PSG-së.

Dy tifozë janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion për t’u marrë në pyetje.

 Vlen të theksohet se në rrjet sociale tifozët e PSG-së tash e një kohë kanë filluar një slogan motivues: “Së bashku do t’ia dalim”, por a do t’ia dalin pa Neymarin, kjo mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button