Reformat në media vazhdojnë, ritmi dhe kualiteti ndryshojnë nga sektori në sektor

Reformat në fushën e mediave rrjedhin, por me ritëm dhe kualitet të ndryshëm në sektorë të ndryshëm, u theksua në prezantimin e sotëm të raportit të dytë periodik në korniza të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizon Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis”, Qendra për promovim të vlerave qytetare “Agora” dhe Platforma për Gazetari hulumtuese dhe Analiza, me mbështetje financiare të Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni.

Ky raport, i cili ka të bëjë me periudhën e parë prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit 2017 të katër shtyllave të reformave urgjente prioritare që i ka konstatuar këto katër gjetje kyçe: reformat në transmetuesin publik – kanë filluar, por nuk janë realizuar, reklamat qeveritare – pjesërisht është realizuar, qasja deri te informatat me karakter publik – pjesërisht e realizuar, dhe shpifja dhe ofendimi – plotësisht e parealizuar.

  • Transmetuesi publik i radiodifuzionit – ndryshimet e filluara në legjislacionin që ka të bëjë me mediat, me të cilat përcaktohet stabiliteti financiar i transmetuesit publik të radiodifuzionit janë vetëm një pjesë e reformave të nevojshme me qëllim të profesionalizimit, zhvillimit teknik-teknologjik, programor dhe kadrovik të RTM-së. Me këtë rast, vlerësohet se masa që është miratuar tani do të çojë në kufizim drastik të buxhetit të tij. Poashtu, mungesa e kuadrove adekuate për kanalin e ri, të katërt, dhe për redaksitë e bashkësive etnike do t’i rrisë kërkesat financiare ndaj buxhetit edhe ashtu të kufizuar të RTM-së.
  • Reklamimi i qeveritar – Pasi i hoqi reklamat e saj në mediat e vendit dhe paralajmëroi se komunikimin e mëtutjeshëm me publikun do ta bëjë nëpërmjet transmetuesit publik dhe mediave sociale, qeveria nuk ofroi sqarime të detajuar për një sërë aspektesh të veçanta për të siguruar transparencë të plotë dhe llogaridhëne, duke publikuar rregullore, procedura apo protokolle.
  • Qasja te informatat – Qeveria siguroi qasje falas për gazetarët në të dhënat e dy institucioneve që kanë baza të të dhënave me interes publik dhe filloi konsultime për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik.
  • Shpifja dhe ofendimi – Në këtë fushë nuk kishte asnjë ndryshim apo ndonjë lëvizje në periudhën e ndjekjes dhe të raportimit. Nuk është ndërmarrë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim dhe të rregullave procedurale me qëllim që të harmonizohen me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Qeveria nuk ka publikuar masa për mbështetjen e mekanizmave për vetërregullim, e as që ka filluar koordinimi me ekspertët në këtë drejtim.

Raportin e kanë prezantuar Filip Stojanovski, drejtor programi në “Metamorfozis”, për metodologjinë ka folur Fisnik Shabani nga “Agora”, ndërkaq Kristina Ozimec nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, nga këndi gazetaresk i ka paraqitur ndyrhsimet dhe problemet në punën e gazetarëve dhe mënyrën e tejkalimit të të njëjtave.

Оbesrvatori për reforma mediatike do të vazhdojë me ndjekjen e realizimit të Reformave urgjente prioritare edhe në periudhën e ardhshme, duke i prezantuar rezultatet në formë të raporteve periodike, lajmeve dhe storjeve hulumtuese, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në proceset demokratike. Të gjitha rezultatet nga ndjekja e realizimit të reformave gjenden në ueb-faqen MediaObservatorium.mk në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button