25.000 dollarë shpërblim për gjetjen e aktores së humbur Shabani nga Shkupi

Familja dhe autoritetet amerikane ofrojnë shpërblim prej 25.000 dollarëve për informata të dobishme, të cilat do të ndihmojnë në gjetjen e studentes së aktrimit nga Shkupi që jeton në Amerikë, Adea Shabani, njofton Portalb.mk.

Sipas departamentit të policisë në Los Anxhelos, 25 vjeçarja Adea është zhdukur më 23 shkurt, në orën 11 në rrethana të dyshimta.

“Për herë të fundit është parë në blokun 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe më larg nga teatri i njohur kinez në Qendrën e Holivudit, jo shumë larg prej vendit ku jeton. Shokët kanë deklaruar se e ka lënë derën hapur, që nënkuptonte që shpejtë do të kthehet. Familjarët e shqetësuar e kanë kërkuar duke shpresuar se do të gjejnë ndonjë gjurmë, ndërkaq nëna e saj menjëherë ka udhëtuar për në Maqedoni”, shkruajnë mediat.

Në ndërkohë, Dailymail, në një shkrim për zhdukjen e Shabanit, ka shkruar se nëna e saj, ka angazhuar një hetues privat që të ndihmojë për gjetjen e vajzës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button