Ushtria afgane vret dhjetëra militantë

Së paku 31 militantë të dyshuar, përfshirë ata të grupit Shteti Islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë në disa pjesë të Afganistanit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Shtatëmbëdhjetë militantë të dyshuar janë plagosur dhe dy janë arrestuar, tha përmes një deklarate Ministria, transmeton REL.

Sipas saj, janë kryer së paku 13 sulme ajrore, me shënjestër strehat e militantëve.

Operacionet janë kryer në provincat Nangarhar, Laghman, Kunar, Ghazni Paktika, Kandahar e të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button