Policja që u sulmua nga Asani, ka dëshmuar sot në Prokurori

Zyrtarja policore e cila javën e kaluar u sulmua nga funksionari i BDI-së nga Çairi, Bekir Asani, sot në Prokurorinë Publike ka dhënë dëshmi për ngjarjet se çfarë ka ndodhur, njofton Portalb.mk.

Prokuroria  Publike ka njoftuar se ka ngritur procedurë për incidentin dhe se prokurori kompetent vepron për lëndën.

Njëkohësisht, sot Seksioni i Grave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot janë shprehur mbështje për ndriçimin e rastit.

Kryetarja e Seksionit të grave të LSM-së, Elizabeta Gelevska sot, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, deklaroi se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të ruhet dinjiteti edhe i profesionit edhe i gruas në vendin e punës që e kryen.

“Në të vërtetë edhe Sindikata e Policisë e cila është anëtare e LSM-së dha urdhër që të hetohet rasti me qëllim që të ruhet dinjiteti edhe i profesionit edhe i gruas e cila në vendin e punës e kryen punën e vet”, deklaroi Gelevska para fillimit të Konferencës për mbështetje të fushatës “Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe burrave në botën e punës”.

Ndryshe, policja Jasmina Janaçkovska, është sulmuar verbalisht javën e kaluar nga Asani, pasi që e njëjta ka urdhëruar automjetin “Merimanga” që t’ia marrë veturën Asanit, pasi që e ka parkuar në vend të palejuar. Një ditë pas sulmit, policja është ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që t’ia sqarojë personalisht rastin.

Video-incizimi për rastin me policen e sulmuar nga Bekir Asani, deklarohet Prokuroria Publike!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button