Maqedonia pritet të nënshkruajë marrëveshje me Kazakistanin për ekstradimin e të dënuarve

Në Ministrinë e Drejtësisë, ministri Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Kazakistani. Temë e takimit ishte shqyrtimi i përbërjes së marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti mes dy vendeve e që i dedikohet ekstradimit të dënuarve në këto dy shtete.

“Delegacioni nga Kazakistani pas takimit me ministrin Saliji, do të vazhdojë punimet me grupin e punës nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të bërë një analizë të detajuar lidhur me të gjitha proceset ligjore që përfshin akti i ekstradimit. Ndër të tjera do të bëhet verifikimi i pikave që do të përmbajë marrëveshja ku përfshihen, negociatat për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën penale. Pasi të shqyrtohen në detaje të gjitha pikat e marrëveshjes pritet që ky dokument të nënshkruhet nga të dyja palët në një afat kohor të shkurtër”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button