fbpx

Skandali në Antikorrupsion, kryetari Tanturovski dha dorëheqje

Kryetari i Antikorrupsionit, Igor Tanturovski nuk ka arritur që t’i mbijetojë trysnisë nga opinioni. Edhe pse në ditët e kaluara ka thënë se nuk ndihet përgjegjës, ai sot në mëngjes ka dhënë dorëheqje dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Në arsyetimin e dorëheqjes, ai ka shkruar se po e lë këtë post për arsye shëndetësore.

Sipas shkrimeve nëpër media, pritet që të japin dorëheqje edhe anëtarët tjerë, Farie Aliu, Najdo Spasevski dhe Suzana Taskova-Axhikotareva.

Portalb.mk, ka tentuar disa herë që të kontaktojë me përfaqësuesit e Antikorrupsionit, megjithatë, nuk ishin të kapshëm në telefonatat tona.

Ndryshe, dje ka dhënë dorëheqje edhe ish kryetari i Antikorrupsionit dhe anëtari aktual, Goran Milenkov, edhe ai si kolegu Tanturov ka thënë se po jep dorëheqje për arsye shëndetësore. Megjithatë, dorëheqjet vijnë një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxhetit.

Si harxhim i paarsyeshëm, në raport është theksuar edhe harxhimi i parave shtetërore në restorante që i kanë bërë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, por edhe një rast tjetër, ku një anëtar i Komisionit ka paguar qira 100 euro, ndërkaq nga Komisioni ka marrë 350 euro.

Revizioni ka të bëjë në përbërjen e Komisionit në krye me kryetarin Igor Tanturovski dhe anëtarët Farie Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeska, Najdo Spasovski, Suzana Taskova-Axhikotareva dhe  Sejdi Haliki, të cilët në këtë funksion janë që nga prilli 2015.

Maqedoni, pas skandalit, një anëtar i Antikorrupsionit dha dorëheqje

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close