Maqedoni, qytetarët ende nuk mund të gjejnë barna me receta në gjysmën e dytë të muajit

PRETIM:  Tejkalimi i gjendjes së mungesës së barnave me recetë pas ditës së 15 të muajit dhe rritjes së qasjes deri te barnat. Implementimi i sistemit i cili pamundësoi keqpërdorimin e recetave të shkruara dhe shpenzimin fiktiv të kuotave mujore për blerjen e barnave. 

“Tejkalimi i gjendjes së mospasjes së barnave me recetë pas ditës së 15 të muajit dhe rritja e qasjes deri te barnat”, premtoi LSDM në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhje parlamentare të parakohshme (dhjetor 2016): “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 140). Ky premtim, po ashtu, është pjesë e Programit për punë (2017-2020), në pjesën e titulluar si “Shëndetësi cilësore” (faqe 32), deri më tani (05.03.2018) nuk është realizuar. 

Edhe pse, në prill (2017), para zgjedhjes së Qeverisë së re të udhëhequr prej Zoran Zaevit (31.05/2017), LSDM premtoi se menjëherë pasi që të vi në qeveri, qytetarët do të kenë barna me recetë nëpër barnatore përgjatë gjithë muajit.

Të ishte zgjedhur deri më tani Qeveria e re reformuese, për qytetarët do të kishte barna me recetë nëpër barnatore përgjatë gjithë muajit, në vetë që njerëzit të qëndrojnë të sëmurë pa barna. E dinë qytetarët përgjigjen të cilën e marrin nëpër barnatore pas datës 15 të muajit kur kanë nevojë për ilaç: “Nuk ka është harxhuar”. Prindërit janë të detyruar që të blejnë barna prej 500 den që nuk është në recetë, për atë se fëmijës së sëmurë duhet ti japin ilaç. Më e keqja është ajo se një numër i madh i qytetarëve mbesin edhe pa ilaçe, për atë se familjarët nuk kanë para që të paguajnë pa recetë 

Qeveria e re reformuese menjëherë pas formimit do të merrem e zgjidhjen e këtij problemi, që të mund të tejkalohet gjendja e mungesës së barnave me recetë. Do të punojmë në vendosjen e sistemit i cili realisht do të mundësojë që të harxhohen kuotat e barnave. Qëllimi jonë final është që të ketë barna të qasshëm përgjatë gjithë muajit, deklaroi atëherë Dr. Zllate Mehmedoviq, anëtar i Komisionit për shëndetësi në LSDM, transmetoi A1on. 

Por, qytetarët akoma shqetësohen që të gjejnë barna me recetë nëpër barnatore pas datës 15 të muajit.

Me 26.069.2017, Tv 24 publikoi se qytetarët nuk kanë barna në fund të muajit, ndërsa drejtori i FSSH-së nuk është askund.

Me recetë jo, privat po – thonë qytetarët se kjo është përgjigja që e marrin nëpër barnatore pas ditës së 15 të muajit. Një pjesë e të anketuarve ankohen gjatë fundit të muajit se janë të detyruar që të blejnë ilaçe privat, me çmim të lartë. Thonë se nuk kanë të gjithë para për ilaçe, informon TV 24.

Me 30 janar, gazetar Veçer doli me titullin “Ilaçet t’i paguajmë prej xhepit ose kurrsesi të mos sëmuremi pas datës 15 të muajit”. 

Pacientët në barnatore nuk mund të marrin terapinë e nevojshme sepse kuotat janë harxhuar. Mund t’a marrin, por privat. Nëna të revoltuara dhe të sëmurët kronik thonë se ecin me kilometra duke kërkuar antibiotikun e nevojshëm dhe ilaçin për shtypjen e gjakut, por pa sukses. Gjithkund e marrin përgjigjen e njëjtë – Me recetë nuk ka, vetëm me para. 

Me 21.02.2018, Slloboden peçant publikoi se kuotat nëpër barnatore janë të plotësuara dhe se barnat me recetë shumë vështirë se mund të gjenden pas ditës së 15 të muajit.

Prej barnatoreve thonë se nuk është te ato problemi, ato punojnë ashtu siç ju diktojnë institucionet, ndërsa institucioni është i detyruar për ndarjen e kuotave, Fondi për Sigurim Shëndetësor, nuk ju përgjigjet pyetjeve tona se përse kjo është kështu. 

Duke pasur parasysh se LSDM premtoi se pasi që të vijë në qeveri do të zgjidh problemin, ndërsa problemi nuk është zgjidhur as 10 muaj pas formimit të Qeverisë (31.05.2017) mund të përfundojë se premtimi për tejkalimin e gjendjes së mospaturit barna me recetë pas 15-shit të muajit dhe rritje të qasjes ndaj barnave, nuk është realizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button