Siri, masakër në Hama

Të paktën 86 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga forcat e qeverisë siriane në provincën e Hamas, sipas burimeve të aktivistëve opozitarë. 

Raportohet se më tepër se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshatrat e Quabir dhe Maarzaf, në atë që aktvistët e quajtën një tjetër masakër. 

Televizioni shtetëror raportoi se ushtria zbuloi disa trupa pas sulmit mbi terroristët, siç i quan regjimi rebelët.

Sipas aktivistëve zona fillimisht u bombardua dhe më pas ushtarët hynë në fshatra për të vrarë banorët.    

Numri i saktë i viktimave nuk mund të konfirmohet ende, por nëse një gjë e tillë është vërtetë kjo masakër vjen pas asaj që ndodhi më pak se dy javë më parë në Houla, ku humbën jetën rreth 108 persona.

Dëshmitarët fajësojnë trupat pro-qeveritare, ndërsa vetë qeveria akuzoi grupet e armatosura që kërkojnë të tërheqin një ndërhyrje ushtarake nga jashtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button