KEMM: Standardet etike të gazetarisë në tre vitet e fundit më së shumti janë  shkelur nga portalet

Treguesit për shifrat dhe llojet e ankesave të dërguara Komisionit për Ankesa në Këshillin për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) në tre vitet e kaluara (2014-2017), tregojnë se standardet etike dhe profesionale të gazetarisë më së shumti janë shkelur prej online mediave (79%), pastaj prej televizioneve (12,6%) dhe prej atyre të shkruara ditore dhe javore (8%).

“Prej gjithsej 214 ankesave të dërguara Këshillit në periudhë prej tre viteve, numri më i madh janë prej organizatave të sektorit civil (27,5%), pastaj prej mediave dhe gazetarëve (25,7), prej bartësve të funksioneve publike, institucioneve dhe partive politike (23,8%) dhe nga subjekte të tjera (22,9%). Në 175 raste Komisioni ka vërtetuar shkelje të Kodeksit të Gazetarëve dhe ka shqiptuar sanksione morale, 28 ankesa janë vendosur si të pa bazë ose jashtë juridiksionit të Komisionit, a 11 ankesa janë vendosur me anë të ndërmjetësimit”, thonë nga KEMM.

Për KEMM më së shumti që duket brengosëse është fakti se shkeljet më të mëdha janë ato të rregullave themelore të etikës gazetareske: shpallja e informatave të sakta, të verifikuara, dhe të gjithëpërfshira dhe gjithashtu ndarja e fakteve nga mendimi i gazetarit.

“Veçanërisht brengos ajo që 49 ose 28,8% nga numri i përgjithshëm i ankesave janë për media të cilat kanë bë përhapje të gjuhës së urrejtjes, kanë përdorur deklarata diskriminuese ose kanë nxitur stereotipe dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar seriozisht pjesëtarët të grupeve të veçanta. Publiku, i cili kryesisht informohet nga online portalet ose media të tjera të cilat nuk i respektojnë rregullat të gazetarisë etike, bëhen objekt i lehtë për manipulim, për arsye të numrit të madh të informatave të sajuara apo gjysmë të vërteta. Efekti me manipulimin me mendimin publik edhe më shumë rritet me atë që dezinofrmimet dhe storjet e sajuara pastaj ndahen dhe komentohen në rrjetet sociale”, thonë nga KEMM.

Duke pasur parasysh, si[ thonë ata fuqinë e madhe manipulative të dezinformimit dhe të lajmeve të rrejshme dhe të sajuara të cilat shpërndahen nën petkun e “gazetarisë serioze”, KEMM, në drejtim të afirmimit më të madh të vetërregullimit, ka miratuar rregulla të veçanta për internet portalet (http://semm.mk/sovet-za-etika-4/pravila-za-chlenstvo) të cilit janë anëtarë apo duan të anëtarësohen te KEMM.

Por, me gjith miratimin e këtyre regullave, KEMM bën thirje, të gjitha mediat të punojnë me integritet profesional dhe të përkushtohen për zbatim të përkushtuar të parimeve themelore të gazetarisë etike. Këshilli do të vazhdoje të vëzhgojë mënyrën e të informuarit të mediave, si të atyre që janë pjesë të anëtarësisë, gjithashtu edhe të atyre që ende nuk janë anëtarë dhe do të bëje thirrje për  respektim të përkushtuar të Kodeksit të gazetarëve, si parakusht për përkatësi në këtë trup të tonë, profesional, të përbashkët për vetëregullim të mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button