fbpx

Perëndimi “mund të përpiqet ta shkyçë Rusinë” nga interneti

Rusia është e përgatitur nëse Perëndimi përpiqet ta ndëshkojë duke e shkëputur atë nga interneti global, tha një këshilltar i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Po, mund ta shtypni një buton dhe ta shkyçni një vend. Teknikisht, ne jemi gati për çdo veprim”, tha German Klimenko.

Rusia është akuzuar për sulme kibernetike në vende të ndryshme, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një këshilltar të posaçëm vitin e kaluar, për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në vitin 2016, përmes fushatës së dezinformimit në mediat sociale.

Rusia tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh amerikane.

Udhëheqësit në SHBA nuk e kanë diskutuar hapur mundësinë e shkyçjes së saj nga interneti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button