Gërçev: Do të rekomandoj largimin e tre përmendoreve shqiptare nga “Shkupi 2014”

Koordinatori i grupit punues për revizion të projektit “Shkupi 2014”, Mirosllav Gërçev, mbrëmë tha se ata i trajtojnë njëjtë përmendoret, pa dallim se a janë maqedonase apo shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Rreth sheshit në korniza të Shkupi 2014 ka tre përmendore shqiptare. Të njëjtat janë vendosur nga Komune, dhe jo nga Kuvendi që ka kompetencë për t’i vendosur përmendoret. Ju garantoj se për të njëjtat do të ketë rekomandim për t’u larguar, ndërkaq vendi do të kthehet siç ka qenë më parë”, tha Gërçev në një emision në “Kanal 5”.
Përmendorja.

Çështja e përmendoreve sërish u bë aktualitet, pasi që përpara dy javëve u largua nga Shkupi përmendorja e ekzekutorit të VMRO-së, Andon Qose.

Largimi i përmendoreve pritet që të bëhet edhe për shkak të bisedimeve me Greqinë për kontestin 25 vjeçar të emrit. Me këtë rast, Qeveria e Maqedonisë ia ndërroi emrin Aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti i Shkupit” dhe e largoi përmendoren e Aleksandrit që ishte vendosur brenda hapësirave të Aeroportit. Pritet që të largohet edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh në Sheshin Maqedonia të Shkupit, por edhe atë të “Filipit të Dytë”, si dhe portën Maqedonia.

Nga projekti “Shkupi 2014”, prej përmendoreve shqiptare u vendos, ajo e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit.

Pas Qoses, do të hiqen edhe busetet e Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Nënë Terezës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button