Republikanët e Trumpit kundër “luftës tregtare”

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për pasojat e një lufte tregtare, të cilat, sipas tij, mund të dëmtojnë përfitimet ekonomike.

Por, Trump u shpreh i vendosur gjatë një takimi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë, transmeton REL.

“Nuk tërhiqemi. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë luftë tregtare”, tha ai.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha për gazetarët se presidenti Trump është “shumë i bindur” se do të fitojë çdo luftë tregtare.

Paul Ryan, ndërkaq, lëshoi një deklaratë që i bën thirrje Shtëpisë së Bardhë të rishqyrtojë planin e saj.

Javën e kaluar, Trump ka paralajmëruar se do të vë tatim mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke thënë se SHBA-ja “është shkatërruar nga tregtia e padrejtë dhe politika e keqe”.

Planet e tij kanë nxitur reagime në gjithë botën.

Të hënën, Organizata Botërore e Tregtisë u bëri thirrje vendeve anëtare të “pengojnë rënien e dominove të para” të një lufte tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button