Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do  të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite dhe më intensive do të jenë në pjesët perëndimore dhe pjesët e skajshme lindore, lokalisht mbi 15l/m2. Vetëm në viset më të larta malore  do të ketë borë të përkohshme. Në pjesët jugore do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë me drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.

Të mërkurën do të jetë kryesisht moti i thatë, të enjten sërish do të ketë reshje lokale të shiut të cilat në viset malore do të jenë me borë.  Të enjten përkohësisht do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verilindor. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit me temperatura dukshëm më të larta të ditës gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button