Banorët ankohen: Do të na bllokohen kanalizimet, komuna e Çairit premton pastrim e rërës nga rrugët

Banorët e komunës së Çairit ankohen se rëra e cila është hedhur së bashku me kripën për të hequr borën nuk është pastruar nga rrugët dhe shprehin brengosje se mund të bllokon kanalizimin dhe më pas të kenë probleme të mëdha.

Ata për Poralb.mk thanë se falënderojnë komunën që u kujdes për pastrimin e borës, mirëpo tani duhet të pastrojnë edhe rërën që ka ngelur rrugëve.

Rëra e pa pastruar në rrugët e Çairit

“Shikoni si ka ngelur rëra, është shumë e trashe dhe po ra shi do e bart në kanalizim dhe më pas do të bllokohen kanalizimet dhe do të kemi probleme edhe më të mëdha gjatë reshjeve të shiut”, tha Bashkim I., banor.

LEXO:Mungesa e kanalizimit dhe infrastrukturës rrezikon Çairin nga përmbytjet

LEXO: Çair, komuna hesht derisa qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemit me kanalizimin!

“Ne gjithmonë kemi problem me kanalizimin shkaku që nuk kemi rrjet atmosferik në lagjen Serovë dhe bllokimi i kanalizimit do të na kushtonte shumë, andaj apelojmë deri të komuna që të reagoj sa më shpejtë”, tha Minire R., banore.

Rëra e pa pastruar në rrugët e Çairit

“Jemi mundu para shtëpive ne rruga jonë e kemi pastruar vetë duke e hedhur rërën e mbledhur në shportat e mbeturinave, por jo të gjithë e bëjnë këtë, komuna duhet të tregon më shumë kujdes për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave të saja”, tha Imrane H., banore.

Lidhur me këtë çështje nga komuna e Çairit thonë se nuk kanë njohuri për këtë problem, por që do të reagojnë menjëherë.

LEXO: Probleme me kanalizimin, nuk duhet shumë për t’u vërshuar Çairi

LEXO: Mungesa e kanalizimit dhe infrastruktura e shkatërruar ‘fundosin’ Çairin e Shkupit

“Nuk kemi pasur njoftim për problem të tillë, por pasi banorët janë ankuar ne menjëherë do të dërgojmë ekipe për të pastruar rrugët dhe për të hequr rërën e ngelur”, tha për Portalb.mk,  Kushtrim Alla, nga komuna e Çairit.

Rëra e pa pastruar në rrugët e Çairit

Ai gjithashtu shtoi se banorët e kësaj komunë lirshëm mund të shprehin problemet dhe ankesat e tyre në ueb faqen e komunës, në të cilët ekziston një rubrikë për këtë çështje dhe autoritetet komunale do të përgjigjen dhe reagojnë.

Rëra e pa pastruar në rrugët e Çairit

Banorët gjithashtu u ankuan edhe në faqen e OJQ Duam Çair të Pastër, të cilët shprehen po ashtu pakënaqësitë ndaj mospastrimit të rrugëve.

LEXO:Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)

LEXO:Qyteti i Shkupit nuk parashikon rregullimin e rrjetit atmosferik në Çair gjatë 2017-ës

Ndryshe në komunën e Çairit shpesh herë bllokohen rrugët nga reshjet e shiut, të cilat mbushin rrugët e lagjeve të kësaj komune, si rezultat i kanalizimit të vjetër si dhe mbingarkesës urbanistike.

Rëra e pa pastruar në rrugët e Çairit

Vite më parë në rrugën Xhon Kenedi po në këtë komunë u ndërtua rrjeti atmosferik, për të cilin investoi Qyteti i Shkupit, por që i njëjti është jashtë funksionit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button