Takim Zaev-Saracin: Vazhdojeni rrugën reformuese dhe politikat e miqësive

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Manuel Saracin, deputet në Bundestagun gjerman, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Maqedoni, Tomas Gerberih.

Deputeti Saracin, transmetoi përshtypje pozitive nga vizita zyrtare e kryeministrit Zaev dhe të delegacionit qeveritar të Gjermanisë dhe shfaqi shpresë se Qeveria dhe Republika e Maqedonisë do të vazhdojnë përmes rrugës së filluar reformuese dhe politikat e ndërtimit të miqësive që i hapin perspektivat atlantike të vendit.

“Mbështetjen që e merr Maqedonia nga Gjermania është inkurajim i madh se Gjermania është e fokusuar në një Maqedoni stabile dhe Ballkan stabil, në përmirësimin e jetës së qytetarëve në shtetin tonë, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe investimet, si dhe afrimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së”, tha Zaev.

Në takim së bashku është konstatuar se në interes të Maqedonisë është realizimi i reformave të rëndësishme, veçanërisht për gjyqësinë të cilat duhet të sigurojnë qeverisje të të drejtës. Gjithashtu është konkluduar se kjo është periudhë e rëndësishme për shtetin, kur të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në proceset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button