Shqipëria me prodhim rekord të energjisë elektrike

Për shkak të hidrologjisë së volitshme, tre hidrocentralet shqiptare në kaskadën e lumit Drin, punojnë me kapacitet të plotë, duke shënuar rekord historik në prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas Korporatës Energjetike Sqhiptzare” (KESH) prodhimi i realizuar është më i lartë në tetë vitet e fundit, prej ku gjysma po eskportohet, që kontribuon për përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë.

“Prodhimi ditor arrin 28,8 milionë kilovatë orë energji elektrike, me çfarë është tejkaluar prodhimi i deritanishëm rekord prej 30 dhjetor të vitit 2010, që[ arrin 27,7 milionë kilovatë orë. Pothuajse gjysma e prodhimit të eksportohet, që në mënyrë të volitshme do të ndikojë në gjendjen financiare të kompanisë”, kumtoi KESH-i.

Përveç prodhimit të tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin – Fierzës, Komanit dhe Vaut te Dejës, nga prodhimi i përgjithshëm ditor që arrin 39,9 milionë kilovatë orë, pjesë kanë edhe hidrocentralet private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button