Takimi Tramp – Netanjahu i fokusuar për Ambasadën në Jerusalem

Në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu është paralajmëruar dislokimi i Ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Populli ynë këtë do të mbajë mend me shekuj”, theksoi Netanjahu.

Trampi theksoi se e shqyrton mundësinë që ta vizitojë Izraelin kur do të hapet Ambasada e SHBA-së në Jerusalem.

Presidenti amerikan në dhjetor të vitit të kaluar mori vendim me të cilin Jerusalemi është njohur si kryeqytet i Izraelit, që shkaktoi zemërim  dhe protesta fillimisht në shtete myslimane, por edhe në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button