Maqedoni, kuvendi emëroi anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të komisioneve kuvendore dhe trupave të tjerë

Kuvendi në vazhdimin e seancës së 35-të sot emëroi anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të shumë komisioneve kuvendore dhe trupave të tjerë.

Për kryetar të Këshillit buxhetor të Kuvendit të RM-së është përzgjedhur Frosina Tashevska, ndërsa zëvendëse e saj është Liljana Kuzmanovska. Ky trup ka nëntë anëtarë.

Deputetët para Kuvendit i dhanë propozimet e ndryshimeve ligjore dhe plotësimet në lexim të parë me të cilat kryhet harmonizim me Ligjin për administratë publike, ndërsa për ta do të deklarohen më 12 mars, për kur është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 35-të.

Paraprakisht, Kuvendi i RM-së sot e zgjodhi Naser Ajdarin, jurist i diplomuar dhe avokat shtetëror, për gjykatës të ri në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Kuvendi në seancën e sotme të 35-të i përzgjodhi edhe Angel Solev, ish-gjykatës dhe Angele Ilievski, avokat për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë.

Kuvendi sot miratoi edhe Deklaratë me rastin e 75 vjetorit të deportimit të hebrenjve nga Maqedonia në logorin e vdekjes Treblinka.

Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetëve e VMRO-DPMNE-së opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button