fbpx

Futbolli i sallave, Shqipëria humbet finalen me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallave humbi në finalen e turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” ndaj Maqedonisë, duke i dhënë mundësinë rivalëve ballkanas të ngrinin lart trofeun, transmeton Top Channel. 

Maqedonasit arritën të fitonin 8-7, pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3, një barazpeshë që e ligjëroi edhe shtesa, por me shifrat 5-5.

Finalja mes kuqezinjve dhe ekipit maqedonas ka prodhuar një ndeshje dramatike, me shumë gola e me shumë kthesa në rezultat, deri në “lotarinë” e penalltive.

Trajneri i Shqipërisë, Erind Resuli tha se futbolli i sallave është lojë e çuditshme, sepse sipas tij ndryshon nga momenti në moment. Ai theksoi se skuadra e tij humbi në sekondën e fundit nga një pakujdesi.

Në ndeshjen për vendin e tretë, mes përfaqësueses së Kosovës A dhe Kosovës U-21, fitues doli ekipi A me rezultatin 6-5, sërish pas ekzekutimit të penalltive, pasi edhe në këtë takim koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3.

Lojtari më i mirë i turneut u zgjodh Taulant Ismaili, shqiptar që militon me Kombëtaren e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button