Në komunën e Çairit nesër do të dhurohen libra me rastin e Ditës së Mësuesit

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, SHB “Logos-A” dhe SHB “Shkupi”, nesër në hapësirat e komunës së Çairit do të dhurojnë libra me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 Marsit.

SHB Logos – A, të gjithë arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni, u dhuron nga një libër, dhe atë dramën e pabotuar deri më tani të Sami Frashërit “NDËRGJEGJA”, ndërkaq arsimtareve shqiptare u dhuron librin “GRATË”, poashtu nga Sami Frashëri dhe të gjitha shkollave fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, u dhuron nga 150 libra për bibliotekat e tyre.

Ndërkaq, Shtëpia botuese SHKUPI bën dhurimin e librave për bibliotekat shkollore të 13 shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Shkup, nën moton
“Shkupi” për Shkupin!” nga 150 libra për secilën bibliotekë shkollore, ndërkaq gjimnazeve të Shkupit nga 300 kopje.

Për shkak të madhësisë së projektit, projekti do të fillon nga 7 Marsi dhe do të përfundon deri në fund të muajit Mars.

Fushata e Shtëpisë botuese Logos – A do të fillon nga Shkolla fillore LIRIA në Shkup më 7 Mars ora 09.00, ndërkaq fushata e Shtëpisë botuese SHKUPI, fillon poashtu nga 7 Marsi në ora 17.00 nga Gjimnazi “Zef Lush Marku”, Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button