U bë fotografia e parë pa duar me Google Project Glass

Inxhinieri i Google, Sebastian Thrun e shpërndau fotografinë e parë të bërë me syzat shkencoro-fantastike të Google. Në fotografi gjendet djali i z. Thrun, dhe sikurse mund të shihet është e bërë duke mos i shfrytëzuar duart, vetëm me Project Glass syzat të cilat fotografojnë vetëm duke lëvizur kokën.

Syzat e Google shfrytëzojnë realitet të zgjeruar, respektivisht japin një serë informatash realitetit që e shifni para jush nëpërmjet kamerës të vendosur në ekran të vogël të syzave. Në fillim kur u prezantuan, pyetja e parë që u shtrua nga të gjithë ishte se a do të kenë dizajn më të mire, pasi që duken keq, dhe më e rëndësishmja, a janë praktike? Atëherë ko-themeluesi i Google, Sergej Brin dhe shumë inxhinier të tjerë u paraqitën publikisht duke i demonstruar syzat, por se çfarë shohin në to, e dine vetëm ato.

Google Project Glass në moment mbetet të jetë vetëm projekt dhe me siguri se nuk do të lëshohen në shitje së paku edhe për një apo dy vite. Atë që e dimë për to është vetëm demo dhe si që tregoi fotografia e inxhinierit Thrun, është e mundur fotografimi duke mos i shfrytëzuar duart./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button