fbpx

Zaev-Saiti: Na pret një proces i kthimit të kredibilitetit të institucioneve gjyqësore

Kryeministri Zoran Zaev sot priti një delegacion të Shoqatës së Gjykatësve të Maqedonisë që e udhëhoqi kryetari i Shoqatës dr. Xhemali Saiti, gjykatës në Gjykatën Supreme të RM-së.

Saiti shprehu falënderim për mundësinë që Shoqata të marrë pjesë në proceset e deritanishme për reforma në sistemin gjyqësor, dhe shprehu gatishmëri që Shoqata si organizatë, si dhe anëtarët e saj, edhe më tej të participojnë aktivisht në këto ndërhyrje të rëndësishme të reformave, kumtoi pres shërbimi.

Gjykatësi Saiti në takimin theksoi se gjykatësit dhe të punësuarit në gjyqësor presin realizimin e ndryshimeve të paralajmëruara të parapara që duhet ti sjellin ligjet e paralajmëruara për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor, veçanërisht në pjesën e ndryshimit të fotografisë për gjyqësinë, por edhe në pjesën e mundësive për pavarësi më të madhe financiare dhe për harmonizimin e pagave në gjyqësor përkatësisht për zgjidhjet e reja ligjore.

Zaev e përshëndeti angazhimin e deritanishëm të Shoqatës së Gjykatësve në përgatitjen e proceseve të reformave dhe në krijimin e zgjidhjeve të reja ligjore për ligjet për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor, dhe shfaqi shpresë dhe bindje se bashkëpunimi konstruktiv me Shoqatën do të vazhdojë edhe në fazën e debatit publik për zgjidhjet e reja ligjore.

Kryeministri Zaev theksoi se pret  angazhim të mëtejshëm të Shoqatës së Gjykatësve të RM-së edhe në periudhën e implementimit të ligjeve reformuese në gjyqësor dhe se çdo ide, propozim dhe kritikë konstruktive për formimin dhe punën e Këshillit për implementimin e reformave në gjyqësor, që do të vijë nga gjykatësit, do të jetë shumë e rëndësishme që të kthehet kredibiliteti i institucioneve gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button