Rrëshqitja e dheut mori një pjesë të rrugës në fshatin Rajçicë

Shkrirja e përnjëhershme e borës dhe reshjet e shiut e kanë aktivizuar rrëshqitjen e dheut në fshatin Rajçicë të Dibrës, e cila mori një pjesë të rrugës së asfaltuar për lagjen e epërme, transmeton MIA.

Rruga është degë e rrugës rajonale Dibër-Mavrovë, ndërsa i ndërlidh fshatrat Rajçicë, ku është manastiri “Shën Gjergjji fitimtar” me lagjen e epërme, ku jetojnë njëzet familje.

Nga Komuna e Dibrës konfirmojnë se kanë qenë në ekspertizë.

“Së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë lokale dhe të manastirit ishim që ta verifikojmë gjendjen. Nevojite që të ndërtohet mur mbështetës, që në kushte të sotshme të motit është e vështirë. Biseduam edhe për mundësinë që të zgjerojmë rrugën, por paraqet pengesë shkëmbi, i cili duhet të minohet nga persona përkatës ekspert për atë”, thotë Reshat Qorrmemeti, përfaqësues i Komunës së Dibrës.

Sipas tij për gjendjen është i njoftuar edhe kryetari i komunës, kështu që bëhen përpjekje që sa më shpejt të tejkalohet problemi, sepse shiu që bie edhe sot do të kushtëzojë dëmtim shtesë të rrugës, e çka do të çonte deri në bllokim të plotë të banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button