Maqedoni, ligji për mbështetje financiare për investimet hyn në procedurë qeveritare

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev u takuan me anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, para të cilëve shpalosën dinamikën e zbatimit të masave nga Plani i Rritjes Ekonomike.

Ministri i Ekonomisë Bekteshi në fjalën e tij tha se dy shtyllat kryesore nga Plani i Rritjes Ekonomike bëjnë pjesë në Ligjin për mbështetje financiare të Investimeve, i cili do të hyjë në procedurën e Qeverisë pas dy ditësh, pikërisht të mërkurën, ndërsa në procedurë parlamentare pritet të hyjë gjatë javës së ardhshme.

“Dëshiroj të konfirmoj se edhe këtu, ndër afaristët, kemi marrë mbështetje të madhe për masat nga Plani i Rritjes Ekonomike. Dua të ftojë të gjitha kompanitë t’i shfrytëzojnë masat që i ofron  Ligji për mbështetje financiare për investime dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të inkurajojnë zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri Bekteshi.

Zëvendës kryeministri Angjushev theksoi se ligji për mbështetjen e investimeve së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare dhe pret zbatimin e këtij ligji, për të ripërtërirë e aktivitetit ekonomik në vend.

“Në takimin me përfaqësuesit e kompanive – anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, kemi bërë konsultime përfundimtare lidhur me tekstin e Ligjit për Mbështetjen financiare të Investimeve. Gjatë gjashtë muajve të kaluar kemi pasur një debat publik me të gjitha palët e interesuara, kemi përfshirë të gjitha vërejtjet e qëndrueshme dhe unë vlerësoj se projektligji është i zbatueshëm dhe do të kontribuojë në rritjen e industrisë dhe të ekonomisë”, theksoi Angjushev.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski tha se kompanitë janë të kënaqura me masat e planit për rritjen ekonomike dhe se afaristët kanë shprehur mbështetje për miratimin e shpejtë të ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

“Ne presim një procedurë të shpejtë për miratimin e Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, me qëllim që të inkurajohen kompanitë në investime të reja dhe të rrisin numrin e të punësuarve. Ne japim mbështetje maksimale për zbatimin e masave të Planit për rritje ekonomike, sepse rreth 8.000 kompani do të kenë mundësi të marrin mbështetje”, theksoi Azeski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button